Delegacioni i Koresë së Veriut shpërthen në lot gjatë largimit nga Jugu

schedule12:10 - 27 Shkurt, 2018

schedule 12:10 - 27 Shkurt, 2018

Delegacioni i Koresë së Veriut nuk i ka përmbajtur lotët gjatë largimit nga Jugu ku mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Gjendja e tyre preku edhe kolegët e Koresë së Jugut.

Përqafime të gjata dhe shumë lotë në momentin e përshëndetjeve. 22 atletët e Koresë së Veriut të shoqëruar nga 229 nxitëset e tifozëve dhe nga banda muzikore që mbajti dy koncerte janë larguar nga Koreja e Jugut pasi morën pjesë, garuan dhe bënë tifo në Lojërat Olimpike Dimërore që u zhvilluan në Pejongçang.

Lotët e ekipit të Penianit arsyetohen edhe me faktin se ata mund tëp resin internimin me rikthimin në atdhe. Ky veprim kundër tyre mund të ndërmerret për shkak të rezultateve tepër të dobëta në Lojërat Olimpike. Të prekur ishin edhe disa pjestare të ekipit të përbashkët femrëror të hokejt në akull. Njëra prej tyre thotë se do të ishte më e qetë nëse do ta dinte se koleget e tyre të Koresë së Veriut të rikthehen përsëri.

Nga Jugu është larguar edhe delegacioni i zyrtarëve të lartë i Koresë komuniste pas misionit 3-ditor që filloi të dielën me pjesëmarrjen në ceremoninë përmbyllëse të Olimpiadës Dimërore dhe që përfundoi me gatishmërin e shprehur për të hapur dialogun me Shtetet e Bashkuara. Grupi i përbërë nga 8 funksionarë është drejtuar nga gjenerali Kim Yong-chol, ish-shefi i spiunazhit dhe aktualisht zëvendëspresident i Komitetit qëndror i Partisë së Punës.

Ndërkohë, Koreja e Veriut ka njoftuar se dëshiron të dërgojë një delegacion me 150 persona në paraolimpiket që zhvillohen në Pejongçang nga data 8 deri më 18 mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!