Delegacioni i BE: Zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias

schedule17:56 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 17:56 - 14 Dhjetor, 2020

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për shoqërimin e dy gazetarëve gjatë protestës për të riun që u vra Klodian Rasha.

Në një njoftim në rrjetet sociale, BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias.

“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, thuhet në njoftim.

Më herët, Komisioni Europian ka reaguar duke dënuar shoqërimin e gazetarëve në komisariat nga policia pas protestave të zhvilluara në Tiranë. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez i kujtoI Shqipërisë paketën e zgjerimit.

LEXO EDHE: Shoqërimi i 2 gazetarëve në Tiranë pas protestave, KE: Lërini të bëjnë detyrën

Në protestat e zhvilluara në Tiranë u shoqëruan dy gazetarë Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani, ndërsa disa orë më pas u lanë të lirë. g.v/abcews.al