Delegacioni i BE: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian

schedule18:59 - 28 Maj, 2022

schedule 18:59 - 28 Maj, 2022

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani.

Përmes një postimi në Facebook, Delegacioni  shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.”

Ish-Presidenti i Republikës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm./abcnews.al/