Të mërkurën në mbrëmje, Dele Alli, mesfushori i Tottenham, u sulmua me thikë në shtëpinë e tij, aty ku ishte në praninë e të dashurës Rube Mae dhe gjashtë miqve.
Fatmirësisht, Alli nuk u dëmtua fizikisht, por 2 grabitësit arritën të merrnin një shifër të majme parash dhe bizhuteri. Shoku i skuadrës te Tottenham, Davidson Sanchez, ka folur për këtë incident, duke shprehur mbështetjen e tij për mesfushorin 23 vjeçar.
LEXO EDHE: E frikshme, Dele Alli grabitet dhe sulmohet në shtëpinë e tij
“Është e vështirë të flasësh për këtë situatë, pasi askush nuk e priste të ndodhte. Ne paguajmë shifra të majme për të blerë një shtëpi, aty ku mund të ndihemi të sigurt. Pastaj ndodh diçka e tillë. Gjithsesi, ne duhet të falënderojmë Zotin që Alli është mirë. Asnjë aksident i rrezikshëm nuk ndodhi.
Ai është gjallë, mirë, familja e tij është mirë. Ne si shokë skuadre u munduam ta mbështesim, por vetëm me SMS, pasi kjo situatë është e vështirë për të qenë pranë njëri-tjetrit”, tha Sanchez./abcnews.al