Del video e sulmit, Haiti: Vrasësit e Presidentit ishin profesionistë, u hoqën si agjentë të DEA-s

schedule21:07 - 7 Korrik, 2021

schedule 21:07 - 7 Korrik, 2021

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e momentit kur rrethohet rezidenca dhe vritet Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse. Në video dëgjohen të shtëna, ndërsa shihen disa burra të armatosur, disa minuta pas pushtimit të rezidencës së presidentit të Haitit.

Ambasadori i Haitit në SHBA u shpreh se “vrasësit e Presidentit ishin mercenarë “profesionistë” të cilët pretenduan se ishin agjentë të DEA-s duke u futur në rezidencë, ndërsa pas krimit mund të jenë larguar nga vendi”.

“Ishte një sulm i orkestruar mirë dhe ata ishin profesionistë” u tha ambasadori Boxit Edmon gazetarëve. “Ne kemi pamje video në dispozicion dhe besojmë se ata janë mercenarë” tha ai. Ai shtoi se vendi kishte nevojë për ndihmë dhe se zyrtarët amerikanë kishin thënë se po vlerësonin kërkesën.

Haiti ka shpallur gjendja e shtetrrethimit, njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror të mërkurën në mëngjes.

Kryeministri Joseph tha se ai po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur. Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi sulmin dhe shprehu ngushëllimet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!