Mbretëresha Elizabeth ishte një nga femrat më të fotografuara në botë dhe në mbretërimin e saj të gjatë ajo bëri paraqitje të panumërta. Megjithatë, ka gjithmonë detaje nga përditshmëria e tyre që vazhdojnë të ngjallin interesin e fansave mbretërorë.
Në një video që ka bërë xhiron e internetit dhe ka emocionuar fansat mbretërorë, monarku i ndjerë shihet duke vendosur buzëkuqin e saj. Videoja është postuar në llogarinë e fansave në Instagram @yourroyalhistorian. Në pamjet e rralla, Mbretëresha Elizabeth qëndron përkrah bashkëshortit të saj Princit Philip në Pallatin Buckingham.
Është mbresëlënës fakti që ajo ka aplikuar buzëkuqin pa përdorur pasqyrë. “Nuk ka pasqyrë. Çfarë legjende?”, “Si e bëri këtë?”, “Nuk përdori pasqyrë!”, shkruan disa nga komentet. Monarku i ndjerë duket se e ka njohur freskimin e make-up-it të saj pa përdorimin e pasqyrës, pasi ajo është fotografuar e veshur me buzëkuq në ngjarje në të kaluarën./abcnews.al