Del vendimi, ndryshime të mëdha mbi mënyrën se si do të zhvillohet mësimi në universitete

schedule11:33 - 8 Tetor, 2022

schedule 11:33 - 8 Tetor, 2022

Leksionet do të jenë të detyrueshme për studentët. Ministria e Arsimit ka firmosur një udhëzim për “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”, në të cilin përcaktohet sasia e orëve që duhet të frekuentojë në seminare e leksione.

Në udhëzimin e ri, thuhet se për programet e studimit të ciklit të parë nevojiten një pjesëmarrje deri në 75 për qind të leksioneve. Ndërkohë sa i përket masterit profesional, duhet një pjesëmarrje në së paku 60% të orëve ndërsa të masterit shkencor deri në 75 për qind.

foto galeri

foto galeri

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!