Raporti se agjencia e inteligjencës ushtarake e Danimarkës ndihmoi SHBA-në për të spiunuar politikanët kryesorë evropianë, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka ngjallur shqetësim dhe kërkesa për shpjegim në kryeqytetet e BE.
Transmetuesi publik danez Danmarks Radio tha se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA, (NSA), e cila pretednohet se ka përgjuar telefonin e Merkel u zbulua nga Edward Snowden në vitin 2013. Gjithashtu, raporti thotë se NSA përdori Shërbimin Informativ të Mbrojtjes Danez (FE) për të spiunuar zyrtarë në Suedi, Norvegji dhe Francë.
Këto pretendime janë pjesë e një raporti të brendshëm të klasifikuar mbi rolin e Shërbimin Informativ Danez në marrëveshjen e partneritetit të mbikëqyrjes me NSA nga 2012 në 2014, tha transmetuesi, duke cituar nëntë burime të paidentifikuara, përcjell abcnews.al.
Ai tha se NSA përdori kabllot daneze të informacionit për të spiunuar zyrtarë të lartë duke përfshirë ish-ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe liderin e atëhershëm të opozitës Peer Steinbrück. Nuk është e qartë nëse qeveria daneze autorizoi këto përgjime.
Ministrja daneze i mbrojtjes, Trine Bramsen, e cili mori portofolin e mbrojtjes në qershor të vitit 2019, thuhet se u informua për spiunazhin në gusht të vitit të kaluar. Ajo i tha Danmarks Radio se përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë ishte qartë i papranueshëm.
Ministri francez i Evropës , Clément Beaune, tha se raportet ishin jashtëzakonisht serioze nëse provohen. “Ne duhet të shohim nëse partnerët tanë në BE, danezët, kanë bërë gabime duke bashkëpunuar me shërbimet amerikane,” i tha Beaune radios franceze.
Zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert, tha të hënën se qeveria gjermane kishte “marrë shënim raportimin dhe se është në kontakt me të gjitha autoritetet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për sqarim.
Steinbrück tha se aktivitetet e NSA dhe FE ishin skandal politik. Ish-krei i partisë SPD i qendrës së majtë tha se ai pranonte që shtetet perëndimore kishin nevojë për shërbime të inteligjencës, por shtoi se ishte “groteske që shërbimet e inteligjencës miqësore në të vërtetë po përgjojnë dhe spiunojnë përfaqësuesit e lartë të vendeve të tjera”.
Radio Danmarks publikoi akuzat të dielën në mbrëmje në një hetim të përbashkët me transmetuesin publik Suedez SVT, NRK të Norvegjisë, Le Monde të Francës dhe NDR, ËDR dhe Süddeutsche Zeitung të Gjermanisë.
Transmetuesi danez tha se NSA mori mesazhe me tekst, thirrje dhe trafik të internetit duke përfshirë kërkime dhe biseda falë partneritetit të saj me FE. Danimarka , një aleat i ngushtë i SHBA, pret disa stacione kryesore uljeje për kabllot e internetit nënujore nga dhe nga Suedia, Norvegjia, Gjermania, Hollanda dhe Britania. g.v/abcnews.al