Del pozitiv babai i viktimës 34-vjeçare në Librazhd, i nënshtrohen testit edhe ata që i shkuan në varrim

schedule12:05 - 26 Qershor, 2020

schedule 12:05 - 26 Qershor, 2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot një rast të ri me koronavirus në Librazhd. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se i infektuari i ri është babai i 34-vjeçares nga Qukësi që humbi jetën tek spitali Infektiv.

Mësohet se tamponi u është marrë të gjithë familjarëve të viktimës dhe ka rezultuar pozitiv vetëm babai.

Ndërkohë, testi do u nënshtrohet edhe edhe personave që kanë qenë në varrimin e 34-vjeçares.

Ajo është viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa prej disa ditësh kishte qenë e intubuar. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!