Real Madrid dhe Manchester City u ndeshën në aktin e parë të çerekfinaleve të Champions League, ku skuadrat u ndanë në barazimin spektakolar 3-3. Ishte nje ndeshje fantastike, nje ndeshje e cila dukej më shumë si një finale.
Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Del Piero, gjithashtu u shpreh se kjo ishte një nga ndeshjet më të bukura në historinë e këtij kompeticioni.
“Ndoshta ishte një nga ndeshjet më të mira në historinë e Champions League. Për nivelin e lojës, për bukurinë e golave. Kur ka ndeshje të një rëndësie kaq të madhe, ne priremi të shohim një ndeshje me ngjyrim mbrojtës, por në fakt pamë dy skuadra të cilat luftonin me njëra tjetrën.
Guardiola ka krijuar një lojtar fantastik, Phil Foden. Ai ka shumë veçori që e bëjnë një nga lojtarët më të mirë e më premtues në botë”, përfundoi Del Piero./h.ll/abcnews.al