Del përpara gjyqit ushtari i parë rus i dyshuar për krime lufte

schedule08:30 - 13 Maj, 2022

schedule 08:30 - 13 Maj, 2022

Një ushtar rus do të dalë në gjyq i dyshuar për krime lufte në Ukrainë. Ky është hera e parë që një komandant del para një gjyqi për krime lufte në Ukrainë, sipas The Guardian.

I pandehuri që do të paraqitet në gjykatën e qarkut të Kievit është Vadim Shysimarin, komandanti 21-vjeçar i divizionit të tankeve Kantemirovskaya, i cili aktualisht ndodhet në paraburgimin ukrainas.

Dyshohet se Shysimarin kishte luftuar në rajonin Sumy në veri-lindje të Ukrainës kur vrau një civil më 28 shkurt në fshatin Chupakhivka. Ai akuzohet se ka qëlluar në një makinë civile pasi kolona e tij me automjete ushtarake ishte sulmuar nga forcat ukrainase.

Shysimarin qëlloi për vdekje burrin e paarmatosur, i cili ishte në një biçikletë dhe fliste në telefon pasi u urdhërua “të vriste një civil në mënyrë që ai të mos i raportonte te forcat ukrainase”, sipas prokurorëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!