Zelanda e Re nuk ka asnjë pacient me koronavirus në spital dhe nuk ka konfirmuar asnjë rast të ri për pesë ditë. Edhe pacienti i fundit që ishte në spital ka dalë i shëruar plotësisht, ka deklaruar ministria e shëndetësisë. Kjo është një sukses i madh që Zelanda ka arritur në luftën kundër koronavirusit.
Zelanda e Re konfirmoi rastin e saj të parë më 26 shkurt.
Suksesi i arritur i vendit ka bërë që brenda disa javëve të hiqet plotësisht bllokimi dhe të rihapë udhëtimet me Australinë.
Sipas të dhënave zyrtare se në Zelandë ka pasur 1.504 infektuar deri të premten e kaluar dhe numri nuk është rritur. Numri i të vdekurve është 21 dhe nuk është rritur që nga 6 maji.
Momentalisht vetëm 21 njerëz janë të infektuar nga virusi, por asnjëri prej tyre nuk ka nevojë për trajtim në spital.
21 pacientë që kanë vdekur kanë qenë mbi moshën 60 vjeç. Zelanda e Re ka realizuar 267,435 testime dhe ka gati 200,000 pajisje të tjera testimi në magazinë, sipas shifrave zyrtare./abcnews.al