Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Del nga heshtja mjeshtri i portretit Jakup Keraj

schedule19:20 - 16 Qershor, 2021

schedule 19:20 - 16 Qershor, 2021

Nga Leontina Nika

Në plejadën e artistëve shqiptarë të arteve figurative që kanë shkëlqyer në pikturë, një vend të nderuar zënë piktorët shkodranë. Krahas Zef Kolombit, Ndoc Martinit, Kol Idromenos, Simon Rrotës në të njëjtin shkëlqim renditet edhe piktori Jakup Keraj, i cili është ndarë nga jeta nga fundi i viteve 80-të.

Studiuesja e artit pamor, Suzana Varavarica e nxjerr nga heshtja, duke i dedikuar një vepër për jetën e veprën. Ai nuk bëri kompromis me artin realist, nga ana tjetër studiuesja veçon ekspresionizmin, të cilin e derdhi kryesisht në portrete duke e bërë atë të vecantë dhe mjeshtër të tij.

Por në të njëjtin nivel Suzana Varvarica i rendit edhe kompozimet. As studenti i shkëlqyer i Arteve të Bukura të Leningra, si shumë të tjerë , nuk mund t’i shpëtonte tkurrjes së sistemit, por fatmirësisht shumë prej këtyre personaliteteve, sipas Varvaricës na lanë pas një trashëgimi veprash të mira.

Sistemi i artit asokohe e dënoi, pasi talentin e tij e la në heshtje, duke  mos I dhënë vlerat që ai meritonte thekson studiuesja. Kjo është vepra e 10 që Suzana Varavarica sjellë duke shpalosur e rrëfyer jetën e veprën e personaliteteve të artit figurativ. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!