Një makinë garash, dikur në pronësi të mbretit kolumbian të drogës, Pablo Escobar është vënë në shitje. Ky Porsche 911 Carrera 3.0 është vetëm një nga 15 makinat e modelit të 1974. Makina u ble fillimisht nga Roger Penske, i cili më vonë do t’ja shiste John Tunstall.
Ky i fundit ia shiti kreut të drogës që e përdori deri në fillim të viteve ’90. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, makina iu nënshtrua një restaurimi trevjeçar që përfundoi në 2010. Makina ruan motorin origjinal 3.0 litra, si dhe kutinë manuale të fabrikës me pesë shpejtësi.
Kjo makina sportive është e veçantë në vetvete dhe nuk është për t’u habitur që ofertat tashmë po i afrohen shifrës prej 1 milion dollarë.
/abcnews.al