Del në shitje çanta si aeroplan, Louis Vuitton tregon çmimin marramendës

schedule16:04 - 16 Prill, 2021

schedule 16:04 - 16 Prill, 2021

Marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një koleksion çantash që është në formën e një aeroplani. Ky koleksion u prezantua në Paris në janar dhe tani pritet të dalë në dyqane.

Drejtori krijues i Louis Vuitton Virgil Abloh, i cili është gjithashtu themeluesi i markës Off-Ëhite, doli me një çantë në formën e një aeroplan që shitet me 39,000 dollarë.

Ai njihet për eksperimentimet e tij, pasi vitin e kaluar krijoi një cantë të mbushur me arushë të vegjël. Synimi i Abloh me këto çanta është të tërheqë vëmendjen më shumë sesa të bëjë shitje.

Çanta “Hektor” e stilistit amerikan Thom Broëne, e cila është në formën e një qeni, është kthyer në një trend dhe kushton nga 26.000 dollarë në 30.000 dollarë për ata që e duan me lëkurë krokodili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!