Ka dalë në shitje automjeti i gjeneralit Admiral Aladeen nga Wadiya, personazhi i Sacha Baron Cohen në filmin “Diktatori”. SUV-i ngjyrë ari është ndërtuar nga Dartz por u modifikua më pas për filmin.
Që nga publikimi i filmit në 2012, 10 nga Dartz Prombron Aladeen Editions janë vënë në dispozicion të publikut. Tre nga automjetet u shfaqën në autokolonën e gjeneralit Aladeen në film. Ky është i fundit nga modelet me edicion të kufizuar të ofruar për shitje.
Çmimi i tij pritet të variojë nga 500,000 deri në 750,000 dollarë.
/abcnews.al