Trikoja ikonike e “deleve të zeza” të Princeshës Diana do të dalë në ankand nga Sotheby’s në muajt e ardhshëm. Kjo triko e veçantë u vesh për herë të parë nga Lady Di në një ndeshje polo ku mori pjesë i fejuari i saj i atëhershëm, Karli, në qershor 1981.
Historia e saj, në fakt, nuk përfundon këtu dhe është me interes të madh. Disa javë pasi princesha veshi trikon, krijuesit e saj morën një letër zyrtare nga Pallati Buckingham ku thuhej se Diana e kishte prishur “trikon e saj shumë të dashur të deleve” dhe duhej të riparohej ose të zëvendësohej. Dyshja thuri një të re për princeshën e ndjerë dhe origjinali kishte munguar prej dekadash.
Marsin e kaluar, dyshja po kërkonin një model të vjetër në një papafingo dhe zbuluan trikon origjinale të Dianës në një kuti të vogël.
View this post on Instagram
“E fshehur pranë një mbulese pambuku ishte pulovra origjinale e Dianës me dele, e kuqe, e vitit 1981”, thanë dizenjatorët. “Tani, gati katër dekada më vonë, kjo triko veçantë është gati të hyjë në duart e një koleksionisti me fat”, shtuan ata.
Në fakt, ajo pritet të shitet nga 50,000 deri në 80,000 dollarë në ankandin e ardhshëm. Ofertimi online do të hapet më 31 gusht dhe do të mbyllet më 14 shtator./abcnews.al