Makina e tipit Porsche që i përkiste legjendës së futbollit Diego Maradona, ka dalë në anknd dhe vlerësohet me 180,000 deri në 240,000 dollarë, informon abcnews.al.
Porsche 911 iu dorëzua Maradonës në nëntor të 1992, ndërsa ai po luante për ekipin spanjoll Seville, gjatë sezonit të tij të fundit në Europë.
Pas vdekjes së argjentinasit vitin e kaluar, në moshën 60-vjeçare, makina e rrallë po ofrohet për shitje për herë të parë si pjesë e një ankandi në Paris, që fillon më 3 mars dhe mbaron me 10 mars.
Makina ka një shpejtësi prej gati 260k/h dhe është një nga vetëm 1,200 variantet e prodhuara për një periudhë dy-vjeçare.
Maradona ka qenë një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai vdiq vitin që lamë pas për shkak të një problemi në zemër./e.b-abcnews.al