Del grafiku se si do të ndahet bonusi i pensioneve për pensionistët

schedule17:30 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 17:30 - 24 Dhjetor, 2019

Gjatë ditës së sotme në Ministrja e Financave Anila Denaj njoftoi sot përmes një konference për shtyp se qeveria ka miratuar një bonus prej 3 mijë lekësh të rinj për të gjithë pensionistët me rastin e festave të fundvitit.

Mësohet se këtë bonues do ta përfitojnë 663 000 pensionistë, të të gjitha kategorive, përfshi edhe ata që marrin pension invaliditeti apo ata që janë jetimë, etj.

Kreu i ISSH, Astrit Hado në llogarinë e tij në facebook ka publikuar dhe grafikun se si do të shpërndahen këto pensione.

Fillon shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2019, i cili do të jetë në masën 3, 000 (tre mijë) lekë për çdo pensionist, mbështetur kjo në Aktin Normativ datë 24.12.2019 “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e shtetit të vitit 2019”.

Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019, sipas grafikut të mëposhtëm:

-në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;

-në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;

-në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;

-në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;

-në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;

-në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

Ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019” ka njoftuar Hado.

Vendimi për dhëniën e këtij bonusi ndaj pensionistëve u mor në minutat e fundit, pak para Krishtlindjeve pas konsultimeve në kabinet për shkak edhe të situatës së vështirë të shkaktuar nga tërmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!