Del fotoja e parë e Mbretit Karli III teksa shkon për mjekim, Kamila pranë tij

schedule12:33 - 13 Shkurt, 2024

schedule 12:33 - 13 Shkurt, 2024

Mbreti Karli III u pa duke u kthyer në Londër këtë të martë për t’iu nënshtruar trajtimit të kancerit pas paraqitjes së tij të parë publike në Sandringham. Monarku 75-vjeçar zbarkoi në Clarendon House me helikopterin mbretëror me Mbretëreshën Kamila pranë tij, pasi kaloi një javë në Norfolk pas njoftimit tronditës.

Të hënën, mbreti u fotografua duke ecur në kishë në Sandringham me gruan e tij në krah, në daljen e tij të parë publike që nga fillimi i trajtimeve të rregullta.

Karli njoftoi javën e kaluar se ai po pezullonte të gjitha angazhimet publike ndërsa po trajtohej për një formë të pazbuluar të kancerit, diagnostikuar gjatë trajtimit të prostatës.

Të shtunën ai theu heshtjen e tij për herë të parë teksa dërgoi falënderimet e tij të përzemërta për mesazhet e mbështetjes dhe tha se ishte i lehtësuar kur dëgjoi se përvoja e tij po frymëzon njerëzit e tjerë në mbarë vendin që të bëjnë kontrolle të rregullta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!