Vogëlushi Alvin Berisha është shpëtuar nga kampi i të burgosurve Al Hol. 11-vjeçari që preku zemrat e të gjithëve më në fund ka dalë nga ferri i kampit sirian.
11 vjecari do të mbërrijë në Romë nga Bejruti, falë korriforit humanitar të mundësuar nga Kryqi i Kuq me gjysëm hënën e kuqe por dhe nga impenjimi i shërbimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë, në bashkëpunim dhe me presidencën dhe kryeministrinë italiane.
Babai i vogëlushit, Afrim Berisha ka konfirmuar se ka biseduar në telefon me të birin mbrëmjen e së mërkurës dhe i ka thënë se është mirë.
Në orët në vijim ai do të fluturojë nga Bejruti, ku ndodhet aktualisht, në Liban dhe më pas në Romë.
Mediat italiane e cilësojnë si një operacion të paprecedentë, pasi asnjëherë më parë nuk ishte liruar nga një kamp burg një fëmijë, që nga fillimi i luftës. Shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar i Policisë ka vepruar në koordinim me presidencën dhe kryeministrinë italiane, pas apeleve të vazhdueshme publike që ia janë bërë dhe nga gazetarët e Le Iene, një program investigative që ndoqi dhe historinë e 11-vjecarit.
Alvini qendronte i burgosur në kamp, ndërsa ishte i plagosur në këmbë si pasojë e një shpërthimi. Në këtë shpërthim humbi jetën edhe nëna e tij./abcnews.al