SKANDALI/ Del databaza, kush merr rrogën më të lartë në Shqipëri: Prokuroria nis verifikimet

schedule12:49 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 12:49 - 22 Dhjetor, 2021

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me publikimin e listës së Tatimeve ku pasqyrohen të dhëna mjaft sensitive për qytetarët, siç janë numri i identifikimit si edhe paga bruto. Lista, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “Whats App” masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Madje, një skandal i tillë duket të jetë edhe më i madh se databaza e patronazhistëve mbi preferencat politike të qytetarëve të Tiranës.

Lexo edhe: SKANDALI/ Prokuroria nis verifikimet për rrjedhjen e databazës me rrogat e shqiptarëve

Abcnews.al mëson se lista ka emrat e 637 138 shqiptarëve dhe të huajve që janë punësuar dhe marrin pagë në Shqipëri.

Krahas të dhënave personale mbi të punësuarit, lista ka edhe të dhëna mbi punëdhënësin si NIPT-in, krahas detajeve të tjera mbi ngarkesën e punës.

Lexo edhe: LISTA/ Këto janë pagat më të larta në Shqipëri

Mjaft problematik është fakti se në databazë pasqyrohen edhe shpenzimet e Shërbimit Informativ Shtetëror në Tiranë si edhe rrethe. Për fat të mirë, emrat e të punësuarve nuk janë të pasqyruar.

Siç mëson Abcnews.al, paga më e lartë e deklaruar për një individ në këtë databazë është 24 756 000 lekë dhe i përket një emri mjaft të njohur në vend.

Ajo që bie në sy lidhet me faktin se pagat e deklaruara në nivele më të ulta janë shumë më të vogla krahasuar me realitetin duke treguar se bizneset vijojnë të operojnë me dy bordero në Shqipëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!