Del autopsia e Rezartës: Çfarë e helmoi çiftin në Librazhd

schedule11:39 - 27 Janar, 2020

schedule 11:39 - 27 Janar, 2020

Zbardhet tragjedia e çiftit të ri në Xhyrë të Librazhdit.

19-vjeçarja Rezarta Hajdari e cila u gjet e pajetë mëngjesin e 13 dhjetorit në shtratin martesor,  ka vdekur nga  monoksidi i karbonit, që çlirohej nga pushi që çifti mbante në dhomë.

Përgjigjja e autopisë ka zbuluar shkakun e vertetë të helmimit të të dy të rinjve Rezarta dhe Olsi Hajdari, ngjarje e cila u shoqërua me spekulime te shumta për vdekjen e të resë.

Pas daljes nga spitali, 27 vjeçari Olsi Hajdari tregoi se gjithçka ndodhi nga mangalli me prush që lanë ndezur teksa u shtrinë të flinin, por familjarët e 19 vjecares nuk e besuan.

për shkak të dyshimeve prinderit e Rezarta Hajdarit nuk e pranuan familjen e Olsit në varrimin e 19 vjecares.

Fatkeqësisht Rezarta humbi jetën, ndërsa Olsi arriti të shpëtojë pas trajtimit ne spital.  Të rinjtë kishin vetëm një javë martesë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!