Del audio, 4 ditë para se Georgina të sëmurej, çfarë i thoshte e ëma për të atin?

schedule17:14 - 16 Maj, 2022

schedule 17:14 - 16 Maj, 2022

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e misterioze të tre fëmijëve në Patra të Greqisë.

Mediet greke kanë publikuar një dokument audio, ku dëgjohet biseda e 9-vjeçares Georgina me të ëmën Roula Pispirgou, vetëm katër ditë para se vogëlushja të pësonte një goditje të madhe që e la atë tetraplegjike.

31-vjeçarja ndodhet në paraburgim në Koridhalo pasi dyshohet për vrasjen e së bijës.

Gjithashtu në rrethana misterioze kanë ndodhur edhe vdekjet e dy fëmijëve të vegjël, Malenës dhe Irisin.

Për të dëgjuar audion klikoni këtu:

Ora e audios shënonte 09:35 të mëngjesit, pak minuta pasi vogëlushja u shtrua në spital.

Në audio dëgjohet Roula, e cila po regjistroi zërin e të bijës duke e pyetur atë për të atin, Manos Daskalakis.

Dialogu mes Roulës dhe të bijës 9-vjeçare:

Roula: A të pyes diçka. Pse i the babit që të hynte brenda, dhe mua më the jo. Pse sapo pe atë, i the po.

Georgina: Sepse të dëgjova në telefon që të thoshte që donte të hynte këtu brenda me zor dhe unë i thashë ok mund të hysh për pak.

Lexo edhe: Detaje të reja nga vdekja e 3 fëmijëve në Patra, Malena dhe Iirisi u vranë me ketaminë, e ëma në paraburgim

Roula: Po.

Georgina: Që të mos të bërtasë më që të hyjë këtu me zor.

Roula: Georgina ime, kur ne them që ti thuash jo, ti pse sapo ai vjen i thua po . Mos e ndrysho sepse ai mendon se unë gënjej pastaj.

Georgina: Ti nuk gënjen.

Roula: Unë e di që nuk gënjej. Por ai mendon se unë të them ty që mos ta takosh atë. Por a jam unë ajo që të them që ta marrësh në telefon dhe që ti thuash natën e mire?

Georgina: Do fle tani me batanijen time.

Roula: Pse, me çfarë doje që të flije?

Georgina: Me televizor.

Roula: Me televizor. A ta marr një?

/abcnews .al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!