Dekriminalizimi, gazetarja e “ABC”: Kryebashkiaku i Mallakastrës mund të shpëtojë

schedule12:16 - 30 Qershor, 2021

schedule 12:16 - 30 Qershor, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shtyu seancën për kryebashkiakun e Mallakastrës Ismail Qerimaj, pas kërkesës së avokatit të tij se nuk kishte kohë mjaftueshëm për të paraqitur mbrojtjen me shkrim.

Qerim Ismailaj rezultoi i dënuar me 3 vite burg në mungesë në Greqi për konflikt në kohën kur ishte emigrant. Ndërsa rasti i tij u denoncua nga PD, teksa Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Gazetarja e “ABC” Esiona Konomi, sqaroi se burime të KQZ-së kanë konfirmuar se pritshmëria e deritanishme është që Qerim Ismailaj të shpëtojë mandatin.

Lexo edhe: 3 vite burg në Greqi, avokati kërkon kohë, KQZ shtyn seancën për kreun e bashkisë së Mallakastrës

Paraprakisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se nuk mund të pengohet dikush për mungesë sinqeriteti, ndërsa gazetarja Konomi sjell në vëmendje raste të mëhershme kur KQZ vepruar ndryshe duke vlerësuar se ligji i dekriminalizimit të dënon për çdo pasaktësi.

Me gjasë të premten mund të tregojë se është rasti i parë i historisë që lexohet ligji ndryshe.

“Pavarësisht një pritshmërie të gjerë publike që Qerim Ismailaj të humbasë mandatin pasi prokuroria i ka zbuluar një vendim të padeklaruar, burime të KQZ më konfirmojnë se pritshmëria e deritanishme e KQZ është që Ismailaj ta shpëtojë mandatin. Qerim Ismailaj në 30 qershor të 2019 kandidoi për kryetar të Bashkisë në Mallakastrës dhe plotësoi formularin e dekriminalizimit në të cilin nuk ka deklaruar asnjë problem penal.

Por PD tha se ai ka fshehur dënime në Greqi dhe i kërkoi prokurorisë të bëjë verifikime të cilat zgjatën rreth dy vite dhe zbuloi që Ismailaj është dënuar në Greqi me tre vite burgim gjatë një gjyqi në mungesë dhe për këtë dënim nuk ka bërë as burg. Njëkohësisht Prokuroria e informon KQZ-në që në Shqipëri një vepër e tillë penale konsiderohet dëmtime të tjera dhe maksimumi i dënimit është me gjobë.

Por sipas konfirmimeve nga zyrat juridike e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një individi nuk mund t’i kërkosh të plotësojë në formular një që nuk e di. Pra supozohet se përsa kohë është dënuar në mungesë dhe nuk ka bërë një dit burg në Greqi, ai nuk ka ditur që ka qenë i dënuar në Greqi dhe nuk ka pasur se si ta shpjegojë në formular.

Njëkohësisht, fakti që prokuroria thotë se kjo është një vepër që në Shqipëri dënohet me gjobë dhe jo me burg nënkupton për KQZ se edhe nëse Ismailaj do ta kishte deklaruar këtë dënim, ai nuk do të ishte penguar të kandidonte. Pra KQZ  thotë paraprakisht se nuk mund të pengohet dikush për mungesë sinqeriteti.

Gjithsesi KQZ e mëhershme ka pasur disa raste kur ka vepruar ndryshe , si psh Gledion Rehovica, Dashamir Tahiri, Aqif Rakipi, Shkëlqim Selami që kanë qenë në të njëjtat kushte…por në atë kohë KQZ ka vlerësuar se ligji i dekriminalizimit të dënon për çdo pasaktësi. Deputetët në atë kohë janë skualifikuar dhe kanë humbur mandatin për atë që u quajt mungesë sinqeriteti” sqaroi Konomi.

Më tej gazetarja theksoi që në momentin kur Olsian Çela është në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, prokuroria nuk vjen më me konkluzione, pra nuk arrin në përfundim nëse personit i duhet djegur mandati apo jo./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!