Partia Demokratike ka reaguar pas hetimeve nga Prokuroria për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj.
Qerim Ismailaj, në formularin e dekriminalizimit ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar, por pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi se ai ka gënjyer. Ai është dënuar në Greqi për përleshje e dëmtime personash me dashje.
Lexo edhe: U denoncua nga PD, Prokuroria: Kreu i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj i dënuar në Greqi
Kjo është bërë e ditur në përgjigjen që Prokuroria i ka kthyer KQZ-së lidhur me rastin e Qerim Ismailajt.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Gazment Bardhi shprehet se edhe pse një vit e gjysmë me vonesë, u provua vërtetësia e qëndrimit të PD-së se Ismailaj është i dënuar me burg në Greqi.
Më tej shton se Qerim Ismailaj është produkt politik i kryeministrit Rama, i cili sipas Bardhit ky i fundit herët apo vonë do të përballet me drejtësinë.
Reagimi:
Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysmë vonesë, u provua vërtetësia e qëndrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.
Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre.
Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!/abcnews.al/