U denoncua nga PD, Prokuroria: Kreu i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj i dënuar në Greqi

schedule11:05 - 15 Qershor, 2021

schedule 11:05 - 15 Qershor, 2021

Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj ka rezultuar me probleme në ligjin e Dekriminalizimit. Mësohet se Ismailaj është dënuar në Greqi me 3 vite burg. Prokuroria nisi hetimet pas akuzave të PD.

Qerim Ismailaj në formularin e dekriminalizimit ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar, por pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi se ai ka gënjyer. Ai është dënuar në Greqi për përleshje e dëmtime personash me dashje.

Kjo është bërë e ditur në përgjigjen që Prokuroria i ka kthyer KQZ-së lidhur me rastin e Qerim Ismailajt.

Akuza thekson se “Deklaruesi Qerim Ismailaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër, rezulton i dënuar me veprim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, nga autoriteti gjyqësor i huaj. Referuar vendimit 9-11/2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuar Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 vite burgim për veprën penale të “Konfliktit”/ “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që i korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë”. /abcnews.al/