“Dekreti i Neronit”, si e urdhëroi Hitleri shkatërrimin e Gjermanisë

schedule10:18 - 10 Shtator, 2022

schedule 10:18 - 10 Shtator, 2022

History of Yesterday

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në fillim të vitit 1945, Gjermania ishte gati të shembej. Hitleri kishte tentuar një kundërsulm të fundit, të dëshpëruar, kundër aleatëve në Europën Perëndimore, të quajtur Ofensiva e Ardennes, por ajo kishte dështuar.

Në Europën Lindore, Rusia po përparonte në territorin e atyre vendeve që Gjermania kishte pushtuar më parë në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore. Me SHBA-në dhe Anglinë në të djathtë dhe Rusinë në të majtë, Hitleri pranoi se kishte humbur. Megjithatë, ai nuk ishte i gatshëm të pranonte kushtet e dorëzimit të pakushtëzuar.

Pra, Hitleri duhej të gjente një zgjidhje tjetër.

Më 19 mars 1945, Hitleri miratoi një dekret të njohur si “Dekreti i Neronit”. Zyrtarisht u quajt “Dekreti i Shkatërrimeve në Territorin e Rajhut”. Falë këtij akti legjislativ, Hitleri synonte të shkatërronte infrastrukturat gjermane për të parandaluar përdorimin e tyre nga forcat aleate.

Ky dekret u bë i njohur si “Dekreti i Neronit” sipas perandorit romak Neron, i cili organizoi zjarrin që shkatërroi Romën në vitin 64 pas Krishtit.

“Dekreti i Neronit”

“Është gabim të mendosh se objektet e transportit dhe komunikimit, objektet industriale dhe depot e furnizimit, të cilat nuk janë shkatërruar, ose vetëm përkohësisht jashtë funksionit, mund të përdoren përsëri për qëllimet tona kur të rikuperohet territori i humbur.

Armiku nuk do të na lërë gjë tjetër veç tokës së shkatërruar kur të tërhiqet, pa i kushtuar vëmendjen më të vogël popullatës.” Në këto fjalë, ne mund të shohim frikën e Hitlerit, kur ai ishte gati të merrte pushtetin në Gjermani në fillim të viteve ’30.

Ky koncept bazohej në supozimin se udhëheqësit gjermanë nuk kishin qenë në gjendje të negocionin një armëpushim të mirë me shtetet fituese të Luftës së Madhe, raporton abcnews.al.

Gjatë fuqizimit në pushtet, Hitleri kishte vënë në dukje shtetet fituese të Luftës së Parë Botërore si përgjegjëse për disa çështje të Gjermanisë si dekadenca e saj dhe hiperinflacioni i vitit 1923.

 I njëjti përfundim, një Traktat tjetër i Versajës, duhej të shmangej.

Të gjitha objektet e transportit dhe komunikimit ushtarak, objektet industriale dhe depot e furnizimit, si dhe çdo gjë tjetër me vlerë brenda territorit të Rajhut, e cila në çfarëdo mënyre mund të përdoret nga armiku menjëherë ose brenda një të ardhmeje të parashikueshme për ndjekjen e luftës, do të shkatërrohen.”

Edhe pse ky Dekret mund të duket një budallallëk, akti i fundit i një diktatori dekadent që ka humbur pushtetin, ka ende disa analogji me shtetet e tjera. Në veçanti, ky lloj shkatërrimi sistematik i infrastrukturës dhe objekteve kishte ndodhur tashmë të paktën dy herë në Rusi.

Si Fushata Ruse e Napoleonit, ashtu edhe Operacioni i Hitlerit Barbarossa, përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë për të pushtuar Rusinë, përkatësisht në 1812 dhe 1941, kishin dështuar, raporton abcnews.al.

Një arsye e zakonshme pse këto operacione kishin dështuar ishte aftësia e Rusisë për të shkatërruar sistematikisht infrastrukturën e saj, kampet dhe çdo objekt tjetër që mund të ishte i dobishëm për armiqtë e saj.

Por ka edhe një ndryshim. Ndërsa shkatërrimi i infrastrukturës së saj nga Rusia ishte për të ngadalësuar depërtimin e armiqve të saj brenda Rusisë, “Dekreti Neron” i Hitlerit nuk kishte vetëm këtë qëllim.

Disa historianë argumentojnë se Hitleri ishte i acaruar me të gjithë nënshtetësinë gjermane sepse, sipas tij, ata kishin tradhtuar atdheun e tyre duke humbur luftën. Sipas Hitlerit, gjermanët nuk kishin luftuar mjaftueshëm me guxim, duke mos e respektuar atë, Kombin dhe paraardhësit e tyre. Gjithashtu, ata mbajtën pasojat e luftës.

Dekreti ishte i kotë

Përgjegjësia për zbatimin e Dekretit ishte në dorën e Albert Speer, ministrit gjerman të armatimeve. Speer vendosi të mos i bindej urdhrit. Speer kishte humbur besimin e tij te diktatori gjerman dhe ai e dinte se “Dekreti i Neronit” ishte vetëm akt legjislativ i një të çmenduri.

Hitleri nuk ishte në dijeni të vendimit të Speer, të paktën deri në një nga ditët e tij të fundit. Kur Speer arriti në bunkerin e Hitlerit në Berlin, ai i zbuloi Führer-it të vërtetën. Hitleri ishte i zemëruar me të, por ai nuk urdhëroi vrasjen e tij.

Dhe kjo ishte ndoshta një tjetër provë për faktin se Hitleri ishte bërë asgjë më shumë se sa ishte bërë hija e vetvetes.

/abcnews.al