Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij të përjavshme për shtyp u ndal edhe tek çështja e zgjedhjeve. Meta iu përgjigj pyetjes të gazetares së Abc News, Erneta Shevroja nëse do të dekretonte zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë.
Lidhur me këtë, Presidenti tha se do të veprojë gjithnjë siç e kërkon Kushtetuta. Ndërsa shton se zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme për të duhet të ishin mbajtur, megjithatë thekson se do të jetë korrekt.
LEXO EDHE: Meta komenton vendimin e KLGJ për Dvoranin: I vonuar, por pozitiv
“Mendoj se pyetja është interesante por përgjigja është e qartë presidenti do të veprojë gjithmonë në raport me Kushtetutën dhe jo si ai do të dëshironte të vepronte me logjikë normale të zhvillimeve.
Për mua edhe zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore duhet të ishin mbajtur dje. Por unë do të jem i vëmendshëm në përmbushjen e detyrimeve ligjore”, tha Meta. /abcnews.al;