Enigma e “hermetizmit” të Zef Zorbës, poetit që “shkriu” letërsinë me muzikën dhe artet

schedule09:08 - 24 Korrik, 2020

schedule 09:08 - 24 Korrik, 2020

Në studion e emisionit “Abc-ja e mëngjesit” ishte e ftuar studiuesja Viola Isufi për të folur për veprën e poetit dhe përkthyesit shkodran, Zef Zorba. Zorba ishte një poet që kaloi kufijtë letrar, duke bërë bashkë letërsinë me muzikën dhe artet, veprat e të cilit mbetën në sirtar për shumë vite, dhe u bënë të njohura për publikun vetëm pas viteve ’90.

Është një poezi që ka dalë ngë thellësia e shpirtit inteligjent, të një artisti bukur e mirë të brumosur me frymën për letërsi por edhe për artet e tjera për muzikën pikturën dhe shkencat ekzakte. Ka ndikuar kaq shumë formimi në shkencat natyrore dhe në artet e tjera. Shpesh ne shikojmë penelata impresioniste dhe ekspresioniste në poezinë e tij, ka disa vargje shumë të bukura ku ndihet pasioni eternal për dije edhe për arte.”, tha Isufi.

I diplomuar në Universitetin e Padovas, ndër poetët më të preferuar italianë të tij ishin Montale, Quasimodo dhe Ungaretti, të cilëve iu shqipëroi poezi, dhe bashkë me to edhe shënime për jetën, veprat dhe tiparet dalluese të gjithësecilit.

Një intelektual i cili ka patur ndikime të fuqishme, të cilat e gjejmë tek hermetistët italianë të cilët i dashuroi sapo i njohu. Montalen sidomos, Ungarettin dhe Quasimodon, të tre këta që kanë ndikuar në poezinë e tij kanë patur formim intelektual shumë të mirë. “, tha Isufi.

Isufi tha se ajo që e bëri të mahnitet pas poezive të poetit shkodran ishte “errësia estetike”, të cilën e përshkruan si të mahnitshme dhe që të bën të kërkosh thellë për të arritur interpretimin e autorit. Ajo rrëfeu gjithashtu se dëshiron t’i dhurojë veprës së tij një monografi të plotë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së autorit.

“E dashurova kur lexova poezinë e tij dhe e pashë që ishte një profil mahnitës në letërsi që më bënte shumë përshtypje, errësia e tij është enigmatike. Është një poezi që të afron dhe të krijon në distancë. Por është një nga ato poezi që nuk arrihet asnjëherë akti i interpretimit, dhe përbën specialen e poezisë së tij. Thelbin e kësaj me të gjithë interpretimet unë prap se pranë nuk kam arritur ta rrok.

Ka një poezi me të cilën hap vëllimet e tij poetike “Buzë të ngrira në gaz”, duket si i drejtohet muzës së tij poetike dhe zotit. Në poezinë e tij gjejmë format e kujtimeve të cilat janë të paklasifikueshme, që vijë si shija e verës që vetën ndijohen dhe nuk riprodhohen.Ndërsa të tjerat janë të natyrës dokumentare, jeta në burgje, miqtë e tij, përsiatje për jetën dhe vdekjen dhe është shumë interesante nga ky gjoks i mbuluar me plagë buron gjithmonë hareja.”, tha ajo.

Studiuesja ka sjellë dhe një punim online të titulluar “Tinguj nga sirtarët” që është botuar nga qendra për lexim pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, ndërsa së shpejti do të marrë formën e një libri të shtypur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!