Dekorimi i Nanos me “Yllin e Mirënjohjes”, Klosi: Çdo vlerësim për të nuk do të ishte i mjaftueshëm

schedule17:33 - 1 Shtator, 2023

schedule 17:33 - 1 Shtator, 2023

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka qenë i ftuar në një lidhje skype në edicionin “Newline me Viol Xhafaj” ku ndër të tjera foli edhe për dekorimin që kryeministri Edi Rama i bëri dy ditë parë ish-kryeministrit Fatos Nano  duke i dhënë “Yllin e Mirënjohjes”.

Kujtojmë që Nano po kalon në gjendje  të vështirë shëndetësore, teksa prej ditësh ndodhet në reanimacion për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Klosi tha se për Nanon, asnjë vlerësim nuk do të ishte i mjaftueshëm, pasi ai i ka shumë vendit, ndërsa theksoi se vlerësimet  për fugirat politike është shumë i nevojshëm.

Çdo vlerësimin për Fatos Nanon nuk do të ishte i mjaftueshëm pasi ai i ka dhënë shumë vendit. Edhe në kohën që po jetojmë është shumë e  nevojshme që të rivlerësohen figura që marrin votat e shqiptarëve.

Për politikën gjithmonë ka fjalë të  keqe, por harrohen punët dhe sakrificat,” tha Klosi./abcnews.al