Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Është ky reagimi i presidentit Ilir Meta ndaj vendimit për shpalljen “Qytetari Nderi” i Hasit, të Gafur Mazrekut.
Sipas njoftimit të përcjellë nga zëdhënësi i presidentit, ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane.
Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike, përfundon njoftimi për shtyp i zëdhënësit të presidentit Ilir Meta./abcnews.al