Dekonspirohet “aktivisti”, PS: Nuk ka presione. Balluku: Ftojmë edhe Berishën të hyjë në aplikacion

schedule15:39 - 8 Shkurt, 2023

schedule 15:39 - 8 Shkurt, 2023

Një listë që pretendohet se përfshin të angazhuarit e PS-së në fushatë ka qarkulluar sot në rrjet. PS tha se do ta ndjekë ligjërisht nxjerrjen dhe manipulimin e të dhënave, ndërsa u zotuan se aplikacioni “Aktivist” nuk po përdoret për t’i bërë presion administratës.

Kur Edi Rama foli për aktivistin, pak kush jashtë selisë rozë e dinte se në fakt bëhej fjalë për një aplikacion i cili po përdoret nga PS në shkallë vendi për qëllime elektorale.

Një listë emërore që pretendohet se përmban të gjithë të angazhuarit për fushatë, qarkulloi në rrjet, bashkë me akuzat se përmes këtij aplikacioni PS po i bën presion administratës.
Nga Partia në pushtet akuzat i përgënjeshtroi deputeti Etjen Xhafaj.

Ndërsa numri dy i qeverisë, shkoi edhe më tej.

Partia Socialiste tha se do ta ndjekë ligjërisht këtë publikim, duke pretenduar se publikimi i listës është shoqëruar me manipulimin e saj./abcnews.al/