Deklaroi se Lali i fitoi zemrën, Veliaj falenderon publikisht Çiljetën: Mirësia jote ngjitëse

schedule19:32 - 15 Mars, 2021

schedule 19:32 - 15 Mars, 2021

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Çiljeta shprehu publikisht vlerësimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua”, ishin këto fjalët e këngëtares drejtuar të rinjve të Kavajës.

LEXO EDHE:Dikur këndonte në mitingjet e PD-së, Çiljeta i bashkohet Veliajt: Lali, ma fitove zemrën

Nga ana tjetër, pak minuta ka qenë Veliaj që ka publikuar në “Facebook” një foto, në të cilën shfaqet me Çiljetën dhe e falenderon për fjalët e ngrohta.

Ai thotë se mirësia dhe pozitiviteti i saj janë ngjitës.

“Faleminderit Çiljeta Xhilaga për fjalët e ngrohta që ndave me të rinjtë e Kavajës. Mirësia dhe pozitiviteti yt janë ngjitëse dhe ti i ke me shumicë!”, ka shkruar Veliaj krah fotos.

 

Faleminderit Çiljeta Xhilaga për fjalët e ngrohta që ndave me të rinjtë e Kavajës❤️. Mirësia dhe pozitiviteti yt janë ngjitëse dhe ti i ke me shumicë??!

Posted by Erion Veliaj on Monday, 15 March 2021

l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!