Deklarata e aktorit të njohur Gabriel Garko se është gay shokoi fansat e tij, pak ditë më parë.
Ndësa, pas deklaratës së bujshme, ka folur dhe aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për plot tetë vite me Garkon.
Eva është shprehur se ajo dhe Gabriel ishin çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte seksi.
“Historia jonë lindi katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot, dhe që shkon përtej sferës fizike … unë do të doja edhe të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të”, tha aktorja në një intervistë për “Chi”. /abcnews.al