Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deklarimi i të ardhurave personale/ Mbi 89 mijë individë kanë dorëzuar deklaratën

schedule14:23 - 24 Mars, 2026

schedule 14:23 - 24 Mars, 2026

Mbi 89 mijë qytetarë kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave për vitin 2025 deri më tani.

Drejtoria e Tatime thotë se ka mbetur edhe një javë kohë për  dorëzimin ndërsa afati përfundimtar i është më 31 Mars.

Sipas vlerësimeve të administratës tatimore kjo deklaratë do të plotësohet nga afro 200 mijë individë, ndërsa  140 mijë e kanë deklaruar në vitin 2024.



Risi në këtë deklaratë është fakti se do të aplikohet për herë të parë zbritja tatimore për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore, nga të cilat përfitojnë jo vetëm individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë por edhe ata nën këtë shumë.

Nga këto zbritje përjashtohen të gjithë ata qytetar që vjet kanë pasur pagë minimale, pasi s’kanë paguar tatim, dhe për pasojë nuk ka si të ketë rivlerësim të tatimit.

Gjithashtu prindi mund të zbresë deri në 100 mijë lekë nga baza e tatueshme, për shpenzimet arsimore nëse ka të ruajtura faturat e shpenzimeve.

Detyrimin për të plotësuar deklaratën sipas administratës tatimore  e kanë ata individë që kanë realizuar të ardhura bruto vjetore 1.2 milionë lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga; Kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji apo ata që gjatë vitit 2025 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim.

Sipas të dhënave të  Administratës Tatimore, janë plotësuar gjithashtu  rreth 80 mijë deklarata për të ardhurat personale nga biznesi, si dhe 15 mijë e 306 deklarata për tatimin mbi të ardhurat e korporatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!