Kryeministri Edi Rama në një takim me eksportuesit dhe importuesit shqiptarë ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë kompanitë që fshehin pagat e punonjësve.
Rama është shprehur se të gjithë pagat e punonjësve duhet që të jenë transparente ndryshme kompanitë do të dërgohen në Prokurori.
Kreu i qeverisë u shpreh se nëse ka biznese që nuk deklarojnë pagat ata nuk do të tolerohen nga njësia e hetimit tatimor, por do të goditen.
“Po shikonim gjithë pasqyrën e pagave dhe vetëm nga rishikimi i pagave si rezultat iu kërkesës i thirrjes për të nxjerrë në dritë më shumë nga paga, ne e dimë që pagat në Shqipëri në sektorin privat një pjesë janë në dritë një pjesë janë të padukshme, ne kemi një rritje mesatare të pagës 90 mijë lekë. Ne do vazhdojmë ta kërkojmë këtë gjë.
Njësia që kemi ngritur ka hyrë në hetime. I bëj thirrje të gjithëve që në deklarimin e pagave të vënë pagën sepse do të godasim pa asnjë tolerancë aty ku do kapim. Nëse del keq me pagat nga hetimi tatimor pastaj do të shkojnë te me prokurorinë.
Nuk mundet dot që ne të flasim për pensione të ulëta dhe ndërkohë të tolerohet që pensionet të goditen nga mospagimi i sigurimeve për pagën përkatëse”, ka thënë Rama./abcnews.al