Deklarimi i adresës/ Gjendja civile: Plotësohen të dhënat në eAlbania për vendbanimin, ose asnjë shërbim

schedule15:38 - 21 Nëntor, 2023

schedule 15:38 - 21 Nëntor, 2023

Deklaroni adresën ndryshe do t’ju ndalohet shërbimi në Gjendjen Civile.  Këtë mund ta bëni online në portalin e –albania dhe procesi zgjat rreth 10 minuta. Në ligjin e gjendjes civile dhe ata të sistëmit të adresave  parashikohen ndryshime të cilat  pritet të miratohen brenda vitit.

“Adresa që të jetë e saktë duhet të ketë tetë elementë, bashkinë, njësië administrative.  Kjo është një adresë e vlefshme, të tjerat janë deklarime të vjetra që ne kërkojmë ti plotësojnë. Duhet të ngarkojë një dokumentë, certifikatë pronësie,  kontratë qeraje.

Në rast se nuk deklarohet adresa, ne kemi bërë propozim ti ndalohet shërbimi,  ne nuk mund  të ofrojmë shërbim  nëse nuk kemi një adresë”

Por cilën  adresë duhet të deklarojë dikush që ka më shumë se një shtëpi? Apo një student që  familjen e ka në një qytet tjetër dhe vetë jeton në Tiranë?

“Për ne është e  rëndësishme të deklarohet vendbanimi kryesore dhe nëse ndryshon ta deklarojë brenda 30 ditësh. Vendbanimet e tjera mund ti deklarojë, por kjo është me dëshirë. Nëqoftë se një shtetas është në një familje dhe ata banojnë në Korçë, një ka ardhur në Tiranë me punë,  këto raste duam ti anulojmë ose ti heqim.  Nëse ka lëvizur vendbanimin, të shkëputet nga trungu familjar,   dhe të deklarojë këtu vendbanimin e ri.”

Adresën duhet ta deklarojnë dhe ata që jetojnë jashtë vendit.

“Është ligji i 2016 të deklarojnë adresën jashtë vendit përmes aplikimit në e -albania. Duhet të ngarkojnë një dokument që vërtetojnë atë deklaratë të tyre dhe të bëjnë deklarimin jashtë, kanë opsion të zgjedhin dhe anëtarët e familjes”

Synimi i ndryshimeve ligjore sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile është  standardizimi dhe unifikimi i  regjistrit të adresave.

Për këtë arsye çdo person që ndryshon  adresë duhet ta deklarojë atë online brenda 30 ditësh./abcnews.al