Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e sulmoi sot nga Elbasani. Kreu i qeverisë ironizoi aleatët e PD, ndërsa në një shënim në rrjetet sociale, Idrizi i referohet si Haxhi Qamili.
Kreu i PDIU, shkruan ndër të tjera se Rama do të mbahet mend si kryeministri që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e historisë.
Lexo edhe: “O karrigen o s’ka”, Rama: Nard Ndoka meriton më shumë se të gjithë, na bën të qeshim
“Haxhi Qamili me 3 klasë Teknikumi Pikture do mbahet mend si kryeministri që detyroi mijëra nxënës e studentë të dilnin me javë në protestë, dhe që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë.
Shakaxhiu i përparimit duhet të kuptojë që: dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të semurë.
Ja çfarë mund të ndodhë:”, shkruan Idrizi.
g.v/abcnews.al