Konflikti fizik në Tetovë në mes të kësaj jave mes adoleshentëve shqiptarë dhe maqedonase, ka ndezur debatin politik në vend. Kryeministri Mickoski ka kërkuar që kësaj ngjarje të mos i jepet konotacion etnik, ndërsa partitë shqiptare në opozitë e kanë dënuar rëndë atë.
Analisti Sefer Selimi komentoi për ‘Ballkan Update’ tensionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke thënë se deklaratat e Mickoskit janë strategjike. Selimi tha se qëndrimi i qeverisë dhe Mickoskit po krijojnë një atmosferë jo të duhur dhe se veprimet e tij politike kanë rezultuar në margjinalizimin e shqiptarëve.
“Kjo nuk është e papritur, një vit e gjysmë në RMV kemi një situatë të komplikuar politike dhe për përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri.
Mickoski këto deklarata i ka në pjesën e strategjisë për konsum të brendshëm, por edhe për të bindur faktorin ndërkombëtar. Po ndërmerr veprime serioze që kanë për qëllim revizionizmin dhe asimilimin e tyre në qeveri. Mitckoski ka zgjedhur të ketë në qeveri një aleancë të dobët. Kur keni një partner të dobët, jo vetëm trimërohet kryeministri por edhe grupe të tjera që dalin.
Qëndrimi i qeverisë dhe Mickoskit po krijon një atmosferë jo të duhur. Një shembull jo tipik ëshë ai satanizim që i bëhet gjuhës shqipe në insititucione. Ka një mosdurim serioz ndaj kësaj qeverie kundrejt shqiptarëve.” / abcnews.al /

