Deklaratat e Dodik për “Serbinë e Madhe”, Nimanbegu: Reagimi i Malit të Zi nuk mjaftoi, Milatoviç duhet ishte më i qartë

schedule21:02 - 31 Tetor, 2023

schedule 21:02 - 31 Tetor, 2023

Deputeti shqiptar i dorëhequr në Malin e Zi, Genci Nimanbegu ka thënë në emisionin “Real Story” se reagimi i presidentit Jakov Milatoviç  pas deklaratës së Presidentit të entitetit boshnjak, Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili tha se brenda këtij shekulli, serbët duhet të formojnë në shtet të vetëm, pjesë e të cilit të jetë dhe Mali i Zi, nuk mjaftoi.

Ai ka theksuar se Milatoviç duhet të ishte shumë më i qartë dhe i fuqishëm si kryetar shteti, duke deklaruar qoftë dhe vetëm që kjo gjë është e papranueshme.

“Ai si kryetar shteti duhet të jetë shumë më i qartë dhe shumë më i fuqishëm. Kjo është e papranueshme që ju të përzieheni me punët e brendshme të Malit të Zi, mjafton aq dhe nuk e ka bërë. Ndoshta si i ri në politikë, zoti Milatoviç nuk e ndjen rëndësinë e shprehjes së shpejtë publike, por ajo ç’ka është e qartë është e qartë, që Serbia ka mbajtur në kufijtë e veta nga dy a tri orë apo më tepër deputetët që do të hynin në Serbi, ata të cilët kanë votuar në 2021 rezolutën për Gjenodin në Shebrenicë dhe reagimi i kryeministrit pastaj ishte: ‘Kam biseduar me Vuçiçin që këto punë mos të ndodhin’. Nuk është ai bisedim, jam shkresa zyrtare që nëse duan të komentojnë nismën që është bërë për Ballkanin e Hapur. Kjo nismë është bërë nga kryetari i shtetit të Serbisë dhe të Shqipërisë, si dy shtete më të mëdha në rajon me populli apo me fuqi ekonomike, duke lënë anash të tjerët. Bosnja ka probleme, Mali i Zi ishte kundër, Kosova posaçërisht dhe nuk kuptoj, unë isha plotësisht kundër asaj ideje që të Mini-Shengeni, nuk mund të bashkëpunoj nëse ju nuk më respektoni dhe a e pranon Serbia Kosovën? Jo. edhe çfarë bashkëpunimi do të ishte jo vetëm për të. Unë dua vetëm të jap vetëm mesazh qoftë politikë, qoftë njerëzor, që të jemi përgjegjës, njerëzor dhe seciliën punë duhet ta bëjmë në çdo drejtim”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!