“Jemi për titull, ndoshta nuk punojnë mikrofonët”, çfarë thanë trajnerët e Superiores

schedule16:01 - 8 Nëntor, 2020

schedule 16:01 - 8 Nëntor, 2020

Kukësi-Partizani, Tirana-Teuta, Laçi-Kastrioti dhe Apolonia-Bylisi kanë përfunduar, ndërkohë që pas ndeshjes kanë folur protagonistët e këtyre përballjeve në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

EDI MARTINI (TRAJNERI I TEUTËS): “Motivimi është më i madh. Ishim më ndryshe sot. Pjesën e dytë ishim nervoz me Skënderbeun. Sot ishim më të qetë, nervozuam kundërshtarin dhe ruajtëm epërsinë. Ndoshta nuk ka pasur shumë zë mikrofoni, por e kam thënë që kemi një skuadër për kampion. Kemi ruajtur grupin dhe morëm lojtarë të mirë, ndaj besoj”.

“Ka njerëz që gjuajnë me gurë dhe ne do i marrim ata gurë dhe të shtrojmë rrugë. Ishte një shaka, sepse jemi mësuar t’i shohim në gazetë shaka të tilla”, u shpreh trajneri shkodran i  Teutës.

 

RAMAZAN NDREU (TRAJNER I KASTRIOTIT) – “E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, për shkak se Laçi ka ruajtur grupin dhe ka bërë përforcime. Kisha besim se Plaku do shënonte. Ua lamë vetë fushën lirë dhe menduam t’i kapim mbrapa në hapësirat që do të linin”.

“Këmbën nuk do e presë ai. Nuk mendoj se është faull (pas atij faulli erdhi goli). Ishte i diskutueshëm. Ishte dorëlëshuar me kartonët. E parashikoja të ashpër. Kartoni i Rezit ishte. E thashë më lart se jemi një skuadër që do mundohemi të jemi korrekt me të gjitha veprimet taktike. Primare do jetë lufta sportive. Nuk kemi nivelin të përballojmë skuadrat që kanë vite në Superiore, Duhet të jemi pragmatistë. Duhet ta kuptojmë që kemi ardhur nga poshtë dhe duhet kujdes në mbrojtje. Pastaj do të dalë edhe më parë. Synimi është që të qëndrojmë në Superiore. Nëse e arrijmë, jemi OK”.

VELJKO DOVEDAN (TRAJNERI I BYLISIT) – “Arbitrat na kanë penalizuar me Laçin dhe nuk e di pse. Kemi probleme me sulmin dhe sot i shënoi golat mbrojtësi ynë i majtë. DO ta gjejmë edhe sulmuesin, e kemi në planet tona. Kishim raste edhe në pjesë e parë, sikurse edhe në të dytën. Ishin raste klasike dhe mund të kishim shënuar. Shyqyr mbrojtësi ynë i majtë shënoi”.

 

ILIR DAJA (TRAJNERI I PARTIZANIT) – “E nisëm keq në 30 minuta e para dhe me këtë mënyrë loje nuk kemi gjë në vijë. Më pëlqen që ekipi reagon, por ende kemi dobësi në manovër. Sulmi kishte mbështetje dhe e kam thënë që duhet të sakrifikojmë. Më shqetëson organizimi i lojës nga poshtë. Do mundohemi ta rregullojmë këtë problem”.

“Nëse nuk do të fitonim, do isha ai që mendoni ju. Tre pikët na japin qetësi, por nuk kemi bërë gjithçka mirë. Kemi shumë për të përmirësuar. Direkt do analizojmë ndeshjen dhe problemet që kishim”, tha Daja fillimisht”.

“Partizani ka Dajën? Sigurisht fokusi është tek unë, pasi kishim merkaton e bllokuar. Nëse do kishim patur, vëmendja shpërndahej. Janë lojtarët që luajnë, ne bëjmë maksimumin që të marrim më të mirën prej tyre. Nuk mendojmë për janarin tani, bëjmë gabimin më të madh nëse e bëjmë. Këta do luajnë deri atëherë. Në janar nuk do të largojmë lojtarë. Do të thosha që do mundohemi të përforcohemi, por duke e mbajtur grupin. Deri në fund të këtij duhet ta mendojmë se nuk mund të hapet merkato. E menduam edhe më parë se do hapej, por nuk ndodhi”.

 

SKËNDER GEGA (TRAJNERI I KUKËSIT) – “Jemi para faktit që kemi humbur dy ndeshje. Luajtëm shumë më ndryse se me Tiranën. Sot patëm një pjesë të parë të mirë dhe mund të kishim shënuar. Pastaj u lodhëm dhe goli na goditi psikologjikisht. Reaguam, por nuk mjaftoi”.

“Nuk është pozitive të humbësh dy ndeshje. I shoh lojtarët, janë shumë të rinj. Ndoshta u duhet kohë, por nuk është se ka kohë. Ka ndeshje, shpresojmë t’i marrim gjërat me qetësi”.

“Fati na përball me ekipin ku je rritur. Është emocion i veçantë dhe e kam ndjerë. Është vetëm futboll, të gjithë duan të fitojnë. I uroj fitoren partizanin. Kukësi nuk ka lider për momentin. Nuk e mohoj që ka kualitet. Disa gjëra nuk po ecin, por shpresojmë t’i korrigjojmë rrugës”.

“Rendimenti i sulmit? U thashë edhe në pushimin e ndeshjes, duhet bashkëpunim. Kemi bërë më të mirën. U bënë shumë largime. Kemi parë cilësitë e tyre që i kemi marrë. Duhet kohë. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe me pak dëshirë mund t’i ndëshkonim. Nuk mund të luash vetëm lart mirë. Duhet ekuilibër. Në pjesën e parë e bëmë, në të dytën lamë hapësira. Me pësimin e golit u rënduam pak”.

 

EMANUEL EGBO (TRAJNERI I TIRANËS) – “Një episod vendosi. Pësuam gol me goditje standarde dhe merr rrjedhë tjetër. Jam i kënaqur si reagoi ekipi. Kishim përballë një ekip si Teuta, që ka bërë merkato. Janë më të konsoliduar, por diferenca u bë në një episod. Loja më pas foli për ne, por nuk i konkretizuam rastet. Nëse barazonim shpejt, edhe mund të fitonim. Nuk do ishte çudi. Me kalimin e minutave shtohej tensioni”.

“Toli dhe Vrapi nuk luajtën keq. Ndryshuam sistemin e lojës, ishte lëvizje e detyruar. Kaluam Cobbinah dhe Danso si anësorë. Jam i kënaqur me shumicën e lojtarëve, sidomos me luftën sportive. Duhet të mësojmë nga gabimet e bëra, sikurse te goli nga goditja standarde. Nuk ishim shumë të përqendruar. Nuk është sinjal alarmi, sa ka nisur kampionati. Do bëhet kampionat shumë i fortë. Ekipet që ishin në Europë kanë kontingjente të mirë. Do jetë kampionat i vështirë për të gjithë”.

“Formacionin e vendos në fillim. Çdo ndeshje ka specifikën e vet, Futjen e Bathës e menduam mirë. Torassën e sqaruam. Në Korçë sulmi punoi mirë dhe menduam të mos ndryshojmë. Kemi diskutuar diçka edhe mes nesh, që nuk e themi. Torassa dhe Batha janë të rëndësishëm, madje të gjithë. Nëse luftojmë si grup do ecim mirë. Si individë nuk ecët përpara. Ata që janë në stol e tribunë i mbështesin titullarët”.

“Ndeshjen e humbëm me një episod. Kupën dhe Superkupën e dimë si kanë shkuar. Sot u vendos me një episod. Krijuam raste dhe nuk shënuam dot. Janë gjëra që ndodhin, por duhet të mësojmë. Ata janë ekip agresiv, janë acarues, të vonojnë lojën.  Nëse shënojmë të parët, atëherë mund të realizojmë edhe të tjerë gola”.

GIVANNI COLELLA (TRAJNERI I APOLONISË) – “Jemi një skuadër e re dhe mund të bëjmë gjëra të mira dhe të këqija. Këto janë gjëra normale që ndodhin në një ekip të tillë. Kur është një skuadër e re, nuk ka eksperiencë në Superiore. Impenjimi ishte maksimal. Pas ndeshjes me Vllazninë morëm një përgjigje më të mirë nga skuadra”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!