Deklarata për ligjin e luftës/ Xhaferaj: Lajthitje! Idrizi: Parlamenti grek të mbështesë përpjekjet e qeverisë së saj

schedule12:00 - 18 Korrik, 2024

schedule 12:00 - 18 Korrik, 2024

Deputeti Ferdinand Xhaferraj thotë se ligji i luftës me Greqinë nuk mund të bëhet një çështje dy palëshe. Në Kuvend, duke folur për deklaratën e propozuar nga PDIU, ku kërkon heqjen e këtij ligji, deputeti u shpreh se një iniciativë e tillë duhet ndërmarrë nga Greqia, pasi është ajo që e ka vënë këtë ligj.

“Është lajthitje që të bësh çështje dypalëshe ligjin grek, i ndërmarrë katërcipërisht nga qeveria greke. Ligji është akt armiqësor ndaj Shqipërisë kur ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe është Greqia që duhet ta abrogojë këtë ligj”, tha Xhaferri.

Ndërkohë, në përgjigje të këtij komenti, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shtoi:

“Më duhet ta përsëris prapë ose s’e keni lexuar ose keni nevojë për sqarim. Deklarata thotë fton parlamentin e Greqisë që të mbështesë përpjekjet e qeverisë së tyre për jetësimin e vullnetit politik të shprehur në mënyrë të përsëritur nga ministrat e Jashtëm për abrogimin e ligjit të luftës. Dhe në frymë pozitive, parlamenti grek të marrë në konsideratë dhe të miratojë çdo instrument ligjor që do të sjellë qeveria greke dhe do t’i shërbente korrigjimit të kësaj situate dhe që nuk përputhet me marrëdhëniet dy palëshe. Nuk bëhet fjalë për grup të përbashkët, ftojmë parlamentin e Greqisë që të mbështesë përpjekjet e qeverisë së tyre.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!