Deklarata e Yuri Kim për kandidaturat, Rama: S’kam nevojë të më tregojnë detyrat

schedule12:49 - 2 Shkurt, 2021

schedule 12:49 - 2 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe njëherë thirrjes së ambasadores së SHBA, Yuri Kim për kandidaturat e deputetëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një konferencë për shtyp, Rama tha se ka respekt për ambasadoren, por nuk është e nevojshme t’i kujtojë punët dhe detyrën e tij karshi ligjit. Sipas kreut të qeverisë, ligji është i qartë, kush ka vepra penale për të cilat është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik.

Megjithatë, Rama tha se ligji i dekriminalizimit është bërë me kompromis me partitë e dhe nuk është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, pasi shkel të drejtat themelore të individit.

Lexo edhe: Rama zbulon paktin me Bashën: Do ta çonim LSI-në për skrap, por më tradhtoi kryedemokrati

“Unë këtë ambasadorin britanik nuk e kuptoj pse është kaq i përfshirë në çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Kam shumë respekt për të, por nuk e kuroj pse është kaq i përfshirë. Po e them publikisht se ia kam thënë edhe personalisht. Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikanë detyrën time. Kam shumë respekt, ajo është në të drejtën e vet. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane. Nuk kam nevojë të ma kujtojnë punë asnjë ambasador. Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar.

Ligji është fare i qartë. Kush ka bërë në të shkuarën vepra penale për të cilat është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik. Madje unë e kam nxitur që të shtihet edhe në admimistratë. Ligji bazohet në deklarimin dhe mbi kontrollin. Unë nuk kam shpresë që ju do ta mësoni sepse nuk doni që ta mësoni. Por po ua përsëris nuk e kuptoj dot akoma 30 vjet pasi e kemi zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale ti kërkohet kryetarëve të partive pse njëri apo tjetri del që ka gënjyer. Si mundet një parti të penetrojë nëpër dokumenta që bota i ka të mbyllura. Bota pas 5 vitesh të deklaron të larë, ke bërë cke bërë. Zgjedhja për të jetuar në demokraci është zgjedhja për të pasur të drejtën të gabosh pa u pushkatuar. Kjo është arsyerja pse PS, PD nuk e ka çuar në gjykatë kushtetuese që nuk ka gjykatë që këtë ligj e konsideron komform të drejtave, pro ka qenë një kompromis për të mos e çuar”, deklaroi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama po ashtu deklaroi se nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij për Bashkimin Europian në lidhje me shpërndarjen e vaksinave. Gjithashtu ai tha se nuk kishte pse t’i kërkonte ndjesë Francës, pasi nuk kishte bërë asnjë akuzë për të.

Lexo edhe: Përplasjet me BE-në, Rama: Dëngla dhe dokrra, ç’punë kanë me ne

“Pse duhet ti kërkoj ndjesë Francës kur unë nuk kam bërë ndonjë akuzë? ne nuk paskemi të drejtë të bëjmë ndonjë opinion. Këtë nuk ma heq askush. Ju ndjeheni në faj se është shqetësuar Franca për këtë. Këtë keni hall ju se ju preken telat e ndjeshmërisë. Pse e keni ju këtë merak? Mos u shqetësoni. Më besoni se BE është shumë e madhe dhe nuk është thjeshtë e një gjëje. Merrni një këshillë, që t’ju respektojnë më shumë mos keni ngrurim të thoni atë që mendoni kur mbroni interesin e vendit tuaj. Do ju respektojnë më shumë edhe pronarët”, tha Rama. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!