Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj kandidatëve të Rithemelimit. Bardhi thotë se sulmi i sotëm i SHBA është solidarizim me non gratat të cilët sipas tij i bashkon halli dhe sjellja e përbashkët.
“Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!
Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës.
Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.
Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës.
2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion”, shkruan Bardhi.
?2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) February 21, 2022