Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deklarata e Xhaferrit, nisja e ‘revolucionit blu’?/ Gazetari: Berisha po kërkon një rival të ri, ja 3 skenarët brenda demokratëve

schedule19:18 - 26 Tetor, 2025

schedule 19:18 - 26 Tetor, 2025

Deklarata e kreut të FRPD Besart Xhaferri për zbatimin e statutit nga Berisha mund të quhet nisja e një ‘revolucioni’ blu brenda demokratëve pas humbjeve zgjedhore dhe tkurrjes së ndjeshme të opozitës.

Gazetari politik i ABC News Andon Kello përmendi tre skenarë të mundshëm lidhur me gjendjen brenda selisë blu. Sipas tij, skenari i parë është se brenda PD ka një grup rebelësh, i dyti ka të bëj me një rival të ri të Berishës që do të forcojnë më tepër pozitën e tij. Sa i takon skenarit të tretë, Berisha mund të largohet ‘butësisht’ për t’I lënë vendin të besuarit të tij.

” Ka disa skenare në PD, Xhaferi ka qenë ndër më të privilegjuarit në PD. Nga sekretar u bë kryetar i FRPD, më pas u fut në listat e mbyllura. Mënyra si u bë lista e mbyllur e PD la jashtë më të votuarin e primareve. Skenari i parë është që brenda selisë blu ka një grup rebelësh, nuk ka fakte që e vërteton sepse nuk janë deklaruar. Xhaferrin  e lidhin me Belind Këllicin.



 Skenari i dytë që e thonë politikanët e vjetër është që Berisha po kërkon një rival të ri. Berisha kur nuk ka rivalë është dobësuar. Ndoshta Berisha po kërkon një rival të ri për të ringritur veten. Skenari i tretë është që këto deklarata vijnë për një largim të butë të Berishën dhe marrjen e stafetës të një të besuari të tij. Skenari më i besueshëm i imi është clirimi i një valvule për forcimin e pozitave të Berishës, sepse ai forcohet nga një rival ndoshta dhe i stisur.” / abcnews.al /

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!