Kapiten Dritan Goxhaj thotë se nuk do të ketë forca paqeruajtëse në Ukrainë dhe e cilëson këtë, një karrem të presidentit amerikan, Donald Trump.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Goxhaj u shpreh se NATO, aktualisht nuk ka kapacitet për të marrë nën kontroll qiejt e Ukrainës.
“Nuk ka për të pasur forca paqëruajtëse. Duhet numër jashtëzakonisht i madh i forcave paqeruajtëse, vetëm fronti është 1200 kilometra, pjesa tjetër e kufirit verior me Rusinë është 1100 kilometra, i bie 2300 kilometra front me Rusinë. Gjithë këto forca duhet të vendosen në gjatësinë e këtij fronti. Që është karrem i Trump, absolutisht. Prpopzimi i tyre, edhe 10 ushtarë po t’i cojnë në Ukrainë, si ushtarë të NATO-s , ata janë të fituar. Ja, nuk e futëm Ukrainën në NATO, por çuam trupa në Ukrainë, këtë që donim të bënim para 3 viteve, e bëmë tani. Si do ta bësh qiellin e hapur? Nuk e bën dot. Sot nuk ka kapacitet që të marrë nën kontroll qiejt e Ukrainës. Rusia ka 3 vite që bën luftë për këtë. Qëllimi kryesor është që Ukraina të mos hyjë në NATO. Nuk kishte usia problem për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por për anëtarësimin në NATO”, theksoi ai./abcnews.al