Deklarata e Ramës për praninë e KFOR në veri të Kosovës, Abazoviç: Çdo përpjekje e Ramës shkon për të patur një rajon në paqe

schedule14:34 - 6 Tetor, 2023

schedule 14:34 - 6 Tetor, 2023

TIRANË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim nga Tirana ka komentuar deklaratën e homologut shqiptar Edi Rama për shtim të forcave të KFOR në veri të Kosovës.

Ai theksoi se veprimet e Ramës i kontribuojnë vendosjes së paqes dhe stabilitetit të rajon.

“Veprimet  e tij dhe çdo aktivitet i madh, i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtim që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit. Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës pasi jam i bindur se çdo veprim i tij shkon në një drejtim, që të kemi një rajon në paqe”, tha Abazoviç për mediat në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!