Deklarata e përsëritur e Trump për Groenlandën/ Bozheku: Pretendimet e tij lidhen me sigurinë. Goxhaj: Do shpërbënte rendin botëror

schedule22:20 - 27 Janar, 2025

schedule 22:20 - 27 Janar, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti deklaratën se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës nga Danimarka.

Ai e cilësoi një gjë të tillë si të nevojshme për sigurinë ndërkombëtare.

Në emisionin “360 Gradë”, Enida Bozheku, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare, u shpreh se pretendimet e Trump, lidhen me sigurinë.

“Groenlanda ka një lloj statusi të posaçëm të fituar, me autonomi. Juridikisht Trump në mënyrë indirekte nuk e merr dot. Por këtu ka një debat, në statuse juridikë si Krimeja si Groenlanda kanë përputhshmëri sa i përket autonomisë së tyre. Pjesa e pretendimeve të Trump lidhet sipas tij me sigurinë”, u shpreh ajo.

Nga ana e tij kapiteni Dritan Goxhaj, u shpreh se këto lëvizje të Donald Trump sipas tij, kanë për qëllim që të shpërbëjë komplet rendin botëror.

“Kjo që po bën Trump është që gjithë këtë rendin botëror ta shpërbësh komplet”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!