Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një konferencë për gazetarët ka folur për deklarata e Ministrit të Jashtëm Rus, Sergei Lavrov për “Ballkanin e Hapur”, por dhe për bllokimin e hapësirës ajrore në Malin e Zi, e cila nuk i dha atij mundësinë për të udhëtuar drejt Serbisë.
I pyetur nga gazetarja e Abc, Linda Karadaku, për këto dy çështje Abazoviç tha se deklarata e Lavrov për “Ballkanin e Hapur Janë të dëmshme.
Ndërsa sa i përket bllokimit të hapësirës ajrore, Abazoviç theksoi se kjo vjen në vazhdën e sanksioneve që i janë vendosur Rusisë.
Karadaku: Ka pasur një deklaratë të Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në lidhje me “Ballkanin e Hapur”, por dhe në lidhje refuzimin që ai të fluturonte në hapësirën ajrore përfshirë dhe atë të Malit të Zi për të shkuar në Serbi, do doja komentin tuaj për të dyja?
Abazoviç: Sa i përket deklaratës së tij mendoj se bëhet për një deklaratë politike, e cila ka të bëjë një distruksion në lidhje me marrëdhëniet me Ballkanin. Nuk mendoj se është jo legjitime, pasi çdo kush ka të drejtë të thotë atë që mendon, por mendoj se ishte e dëmshme. Ishte e dëmshme se mendoj se ishte diçka më tepër sikur ai ishte i brengosur me atë çështje. Sa i përket pikës së dytë, ne kemi vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Mendoj se duhet të zbatojmë ato që janë vendimet tona, dhe ne nuk kemi mundur me i mundësuar kalimin përmes qiellit të Malit të Zi.
/Abcnews.al/